Qumështorja Malesia

Arome mali qe mbahet mend !

Është një numër i madh i banorëve, që merren me blegtori. Ata njihen për përgatitjen e prodhimeve të qumështit, të cilat janë pjesë e traditës së këtij vendi. Njëri nga ata që me vullnet e dëshirë të madhe po e ruan dhe po e kultivon këtë traditë është Naim GASHI, pronari i qumështores Malësia, në lagjen Malësia të Kamenicës, i cili që nga viti 2000 ka filluar të merret me prodhimin dhe tregtimin e produkteve të qumështit. Fabrika e qumështit Malësia është model i përpjekjeve dhe i arritjes në këtë fushë. Padyshim që një rol të rëndësishëm në rritën dhe sukseset e kësaj kompanie janë edhe përkrahja e vazhdueshme nga Ministria e Bujqësisë dhe subvencionet e fituara nga Bashkimi Evropian. Këto investime të çmuara i kanë dhënë pamje të re fabrikës së qumështit Malësia. Makineri moderne, pastërti në nivelin më të lartë, gjithçka në vendin e vet. Kjo është përshtypja që krijon secili, që viziton objektin, në të cilin prodhohen të gjitha produktet e qumështit sipas standardeve të kërkuara dhe me shije mjaft cilësore. Në fabrikën e qumështit Malësia bëhet procesi i përpunimit të qumështit sipas standardeve ndërkombëtare dhe këtë e mundëson infrastruktura ekzistuese përmes së cilës realizohet ky proces, që nga faza e pranimit të qumështit, analiza e cilësisë së qumështit, pasterizimi, ftohja, fermentimi e deri te faza e fundit e paketimit

Produktet Tona

Me përkrahjen që ka marrë kjo kompani ka këtë zhvillim të hovshëm dhe aktualisht prodhon të gjitha nënproduktet e qumështit si: Jogurti, Kosi, Ajka, Djathi i fortë dhe i butë, Kaçkavalli, Gjiza, dhe qumështi i pasterizuar
tiketa-3
tiketa-4
tiketa-5
tiketa-6
tiketa-7
tiketa-8
tiketa-9
tiketa-10
tiketa-17
tiketa-18
tiketa-21
tiketa-19

Video

Arome mali qe mbahet mend !

Teknologji moderne, Pasterti dhe Perkushtim

Qumeshtorja


Keni ndonje pyetje?

info@maleisa.biz

Na kontaktoni

+37744229933